Drejtuesi i gjigantit farmaceutik Pfizer ka treguar se kompania është duke u përpjekur që të përshpejtojë zhvillimin e vaksinës nën 100 ditë. Albert Bourla paralajmëroi gjithashtu se ka një shans të madh që vaksinat në të ardhmen të mos jenë efektive.
Pfizer ishte kompania e parë në botë që prodhoi një vaksinë për Covid-19, e cila tashmë po administrohet në të gjithë botën. Bourla, në një mbledhje virtuale të Davos World Economic Forum për vitin 2021 u shpreh se vaksinat një ditë mund të mos jenë zgjidhja.
“Ka shumë të ngjarje që kjo të ndodhë një ditë,” ka thënë Bourla sipas Business Insider.
Albert Bourla tha po ashtu se Pfizer po punonte për përshpejtimin e kërkimit dhe zhvillimit të vaksinave në rast se ky skenar do të vijë. a.b/abcnews.al/