Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Varhelyi tregon objektivat: Konferenca ndërqeveritare me Shqipërinë dhe liberalizimi i vizave për Kosovën

schedule12:10 - 6 Tetor, 2021

schedule 12:10 - 6 Tetor, 2021

Eurokomisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, deklaroi para nisjes së Samitit të Sllovenisë, se Bashkimi Europian duhet të mbajë premtimet karshi vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ai tha se duhet të zhvillohet Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë si dhe të liberalizohen vizat për Kosovën.

“Liderët tanë jo vetëm do të konfirmojnë, por do ta bëjnë edhe shumë të qartë, që jemi të përkushtuar për integrim të plotë dhe anëtarësim të Ballkanit Perëndimor brenda Bashkimit Evropian. Prandaj do të duhet të marrim përgjegjësitë tona, dhe vendimet e duhura, që çojnë në këtë drejtim. Pra duhet të zhvillojmë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të hapim kapitujt me Serbinë, të përshpejtojmë procesin e shpalljes së Bosnje-Hercegovinës vend kandidat, dhe të miratojmë liberalizimin e vizave për Kosovën”, deklaroi eurokomisioneri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!