Varhelyi takon Ramën: Diskutuam nevojën për hapjen sa më të shpejtë të negociatave

schedule15:49 - 28 Shkurt, 2022

schedule 15:49 - 28 Shkurt, 2022

Komisioneri i BE-së për zgjerimin, Oliver Varhelyi, këtë të hënë është takuar me kryeministrin Edi Rama ku në qendër të bisedimeve ka qenë integrimi i Shqipërisë në BE.

Vahelyi në një postim në Twitter shkruan se është e rëndësishme anëtarësimi i shpejtë i Shqipërisë në BE.

Ndër të tjera ai ka theksuar se hapja e negociatave dot ë ndihmonte në zbatimin e planit ekonomik dhe Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

Diskutuam nevojën e hapjes sa më të shpejtë të negociatave të anëtarësimit në BE të Shqipërisë si dhe zbatimin e Planit Ekonomik dhe Investimeve për Ballkanin Perëndimor , në mënyrë që projektet të marrin jetë me shpejtësi në të mirë të njerëzve” , shkruan ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!