Varhelyi takohet me Ramën në Bruksel: Gati të hapim kapitujt e parë negociues me Shqipërinë

schedule19:34 - 13 Dhjetor, 2023

schedule 19:34 - 13 Dhjetor, 2023

Kryeministri Edi Rama është takuar pasditen e së mërkurës në Bruksel, ku ndodhet për samitin BE-Ballkani Perëndimor, me komisionierin për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi.

Ka qenë ky i fundit, i cili nëpërmjet X, ka ndarë foto nga takimi ndërsa ka bërë të ditur se pas përfundimit të procesit “screening”, BE është gati të hapë kapitujt e parë negociues me Tiranën.

“Në margjinat e samitit BE-Ballkani Perëndimor diskutuam me kryeministrin Edi Rama për hapat e ardhshëm të Shqipërisë drejt integrimit. Ndërsa përfunduam ushtrimin e shqyrtimit (screening), ne jemi gati të hapim negociatat e anëtarësimit mbi Bazat – Grupi 1 – në kuadrin e një Konference Ndërqeveritare”, tha Varhelyi.

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!