Fshati Kërrabë është rreth 25 kilometra larg Tiranës. Këtu banorët jetojnë kryesisht me blektori dhe bujqësi, por herë pas here janë të detyruar të shkojnë në qytet për të blerë barna dhe ushqime. Izolimi për shkak të koronavirusit ua ka vështirësuar jetesën.
Ky furgon me fruta e perime vjen një herë në javë në këtë fshat për të furnizuar familjet. Por të paktë janë ata që kanë mundësi të blejnë.
Kjo familje nuk e fsheh mjerimin në të cilin jeton. “Asnjë lloj të ardhure nuk kam. Nuk kam ushqime. Mora 20 mijë lekë borxh për të blerë një thes miell”, thotë një banore.
Pak më tej, jeton një tjetër familje me 6 anëtarë, 3 prej të cilëve me probleme të thekësuara shëndetësore. Pamjet flasin vetë për gjendjen e frikshme.
Kësaj 80 vjeçareje i bën shoqëri vetëm macja e saj. “Vetëm jam se fëmijët i kam jashtë. Askush nuk ka ardhur të më ndihmojë, ndihma çojnë atje ku kanë interes. Jam shumë e shqetësuar për virusin”, thotë ajo.
Në zonën e Kërrabës takuam edhe nga ata banorë që pohuan të kenë marrë ndihma ushqimore, dhe që nuk e ndjejnë frikën e Virusit, pasi ata thuajse nuk zbresin në qytet. /abcnews.al