Varanti Delta: Frikë për një valë të katërt në Europë, sa të mbrojtur jemi nga vaksinat

schedule09:00 - 28 Qershor, 2021

schedule 09:00 - 28 Qershor, 2021

Pavarësisht se të dhënat epidemiologjike kanë treguar një rënie të rasteve,  varianti Delta është përhapur në të gjithë botën, duke rritur frikën e një vale të katërt të pandemisë.

Mbi të gjitha, ky variant është tre herë më ngjitës sesa llojet e tjera. Një nga arsyet për përhapjen e variantit është heqja e maskës në ambientet e jashtme nga shumica e vendeve ndërkohë OBSH ka rekomanduar përdorimin e maskës edhe për personat që janë vaksinuar.

Delta u zbulua për herë të parë në Prill në Indi dhe tani është përhapur në të paktën 92 vende. Sipas Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), varianti Delta është 40-60% më ngjitës se Alpha, dhe gjithnjë e më shumë vende po përballen me këtë kërcënim të ri, raporton abcnews.al

Britania është një nga vendet më të prekura, pasi varianti Alpha është përhapur në të gjithë vendin. Alpha, i njohur gjithashtu si mutacioni britanik, u përhap me shpejtësi në Mbretërinë e Bashkuar.

“Nëse Alpha është 50% ngjitës më shumë se lloji origjinal i koronavirusit dhe Delta është 50% më ngjitës se Alpha, atëherë ky variant që është dy herë më ngjitës sesa lloji origjinal”, tha biologu Aris Katzourakis nga Universiteti i Oksfordit.

Rasti i Izraelit ngre edhe më shumë pikëpyetje, pasi edhe pse popullsia është vaksinuar pothuajse plotësisht, vendi ka regjistruar  rritje të rasteve. Në Izrael, 65% e popullsisë së përgjithshme është vaksinuar me të dyja dozat.

Sipas kreut të Shërbimeve të Shëndetit Publik Izraelit, Dr. Sharon Alroy-Price, 891 njerëz kanë rezultuar pozitiv me koronavirus gjatë qershorit, gjysma e të cilëve janë vaksinuar plotësisht.

Sipas të dhënave të fundit, njerëzit që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës Pfizer mund të jenë 88% të mbrojtur. Ndërsa ata që kanë marrë një dozë janë 33.5% të mbrojtur.

Portugalia dhe Rusia janë ndër vendet më të prekura, më shumë  se 70% e rasteve në Lisbonë janë varianti Delta. Moska ka regjistruar një numër rekord të viktimave ndërsa në të gjithë Rusinë, numri i të vdekurve ka shkuar në 599 në 24 orë, raporton abcnews.al

Sidney ka marrë masa të ashpra për  të mbajtur në kontroll virusin. Sipas komunitetit shkencor, varianti Delta  do të përbëjë 70% të të gjitha rasteve të reja në Europë deri në fillim të gushtit.

Sidoqoftë, ekziston një shqetësim  edhe për fëmijët, të cilët mund të jenë më të prekurit nga varianti Delta./abcnews.al