Varane i befason të gjithë, mbrojtësi francez tërhiqet nga kombëtarja e “Gjelave”

schedule13:25 - 2 Shkurt, 2023

schedule 13:25 - 2 Shkurt, 2023

Raphael Varane ka marrë një vendim të pabesueshëm duke u tërhequr nga kombëtarja franceze.

Të gjithë janë habitur nga ky vendim, pasi Varane është vetëm 29 vjeç.

“Përfaqësimi i vendit tonë madhështor për një dekadë ka qenë një nga nderimet më të mëdha të jetës sime. Sa herë që kam veshur këtë fanellë të veçantë, kam ndjerë krenari të pamasë. Detyra të jap gjithçka, të luaj me zemër dhe të fitoj sa herë dilnim në fushë. Mendova për disa muaj dhe vendosa që ishte koha e duhur që të tërhiqesha nga futbolli ndërkombëtar”, shkruhej në paragrafin e parë të njoftimit të gjatë.

Varane ka bërë 93 paraqitje për kombëtaren e Francës, duke shënuar 5 gola. Kujtojmë se në fund të Katar 2022, Benzema, Hugo Lloris dhe Mandanda shpallën zyrtarisht tërheqjen e tyre nga kombëtarja./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!