I pranishëm gjatë konferencës për shtyp ditën e sotme përpara përballjes me Marokun, në krah të trajnerit Didier Deschamps ishte dhe mbrojtësi i “gjelave”, Raphael Varane.
Në fjalën e tij, shtatlari i mbrojtjes franceze foli me nota shumë vlerësuese për teknikun Deschmps, si dhe për mikun e tij, sulmuesin, Karim Benzema, i cili po e ndjek këtë Botëror nga shtëpia, për shkak të një Botërori.
“Ne njihemi gjithnjë e më mirë me trajnerin. Ai është gjithmonë i vëmendshëm ndaj detajeve më të vogla. Ai e di se çfarë pret nga unë dhe unë e di se çfarë mund të sjell për grupin. Na jep kaq shumë stabilitet, duke pasur këtë pikë referimi në kombëtare për kaq shumë vite. Benzema? Unë jam në kontakt me të, ai mbështet “Les Bleus”,- është shprehur Varane. /i.m /abcnews.al