Varane e mbyll me “Djajtë”, “ylli” francez gati t’i rikthehet “dashurisë së vjetër”

schedule17:36 - 16 Maj, 2024

schedule 17:36 - 16 Maj, 2024

Raphael Varane do të mbyllë aventurën 3-vjeçare me Manchester United në fundin e këtij sezoni. Francezi u transferua të “Djajtë e Kuq” në vitin 2021 nga Real Madrid për shumën e 42 milionë paundëve, por me problemet e shumta fizike, klubi vendosi të mos rinovojë me 31-vjeçarin.

Varane, tashmë ka nisur të mendojë për aventurën e radhës dhe sipas raportimeve më të fundit të mediave, lojtari ka shprehur gatishmërinë për t’u rikthyer në Francë te klubi i Lens, pjesë e të cilit ka qenë edhe përgjatë sezonit 2010-2011, teksa kujtojmë se Varane është rritur te Lens pasi ka qenë pjesë edhe e të rinjve të këtij klubi nga viti 2002 deri në vitin 2010.

Skuadra e Lens mban aktualisht vendin e gjashtë në Ligue 1 kur ka mbetur edhe një javë nga fundi i kampionatit teksa me një trepikësh do të siguronte pjesëmarrjen në Kupat e Evropës, aty ku Varane do t’i bënte shumë punë ekipit. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!