Vapa ekstreme në Kinë, raportohet për dy të vdekur

schedule12:22 - 8 Gusht, 2024

schedule 12:22 - 8 Gusht, 2024

Të paktën dy persona kanë vdekur nga goditja e nxehtësisë në një qytet kinez dhe shumë të tjerë janë sëmurë pasi temperaturat vazhdojnë të mbetën 40 gradë Celsius për të tetën ditë në pjesën lindore të vendit.

Gjatë tre ditëve të ardhshme, shumica e zonave në jug të lumit Yangtze pritet të shënojnë temperatura prej 37-39 gradë Celsius.

Pasi përjetoi korrikun më të nxehtë në historinë e saj moderne, Kina u godit nga nxehtësia ekstreme, veçanërisht në pjesët lindore dhe jugore të vendit. Më 3 gusht, Hangzhou, kryeqyteti i provincës Zhejiang, regjistroi një rekord të nxehtësisë prej 41.9 gradë Celsius.

Shërbimet e urgjencës në Shenzhen, një qytet me 18 milionë banorë në Guangdong, thanë se iu përgjigjën 88 thirrjeve për goditje të nxehtësisë nga 1 deri më 6 gusht.

Dy burra, njëri rreth të 50-tave dhe tjetri rreth të 60-ave kanë përfunduar.

Në vitin 2022, Kina u godit nga valët më të këqija të të nxehtit që nga viti 1961, me shumë pjesë të vendit që përjetuan temperatura shumë të larta për 79 ditë nga 13 qershori deri më 30 gusht.

Asnjë numër zyrtar i vdekjeve nuk u njoftua. Ministria e Menaxhimit të Emergjencave të Kinës njoftoi se 554 njerëz vdiqën ose u zhdukën “për shkak të fatkeqësive natyrore” atë vit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!