“Vanja & Sonja & Masha” në skenën e Amfiteatrit të Liqenit

schedule11:41 - 22 Shtator, 2023

schedule 11:41 - 22 Shtator, 2023

TIRANË- Në Amfiteatrin e Liqenit në Tiranë për herë të parë është vënë në skenë shfaqja “Vanja, Sonja, Masha dhe të tjerë”. Komedia amerikane, e cila përçon mesazhe të forta për shoqërinë  është shkruar nga Christopher Durang.

Ajo që e bën edhe speciale komedinë në fjalë është fakti se në të ndërthuren katër veprat e dramaturgut rus Anton Çehov.

Aktorët që e interpretojnë në të thonë se komedia është një komedi mendimi, në të cilin ndërthuren marrëdhëniet shoqërore dhe jo vetëm.

Aktorja Zamira Kita, e ftuar në “ABC e Mëngjesit” tha se vepra është një komedi që qeshet shumë, por larg banaliteteve dhe gjuhës së drunjtë.

“ Po ta lexosh veprën, mendo pastaj ta shkosh, e kupton shumë mirë se dialogu janë ndërtuar me frymën e Çehovit. Problematikat që trajtohen janë problematika, që Çehovi i ka trajtuar. Personazhet janë të trishtë, me dhimbje, por me humor të jashtëzakonshëm. Vepra është një komedi që qeshet shumë, por që ka dhe një fabul të mirë dhe përcjell dhe një mesazh të bukur. Në brendësi ka situata për të reflektuar, publiku e gjen veten”, tha Kita.

Aktori Neritan Liçaj thotë se e veçanta e kësaj vepre është se autori e ka sinkronizuar humorin praktik amerikan të përditshëm me lirikën çehoviane dhe kjo i ka dhënë veçantinë e kërkuar.

“Ka alternuar humorin praktik amerikan përditshëm , me lirikën çehoviane dhe e ka bërë  shumë bukur. Nuk është modesti farsë, është modeli e mirëfilltë. Nuk është një komedi farsë. Kjo komedi është e mirëfilltë që trajton Probleme njerëzore, marrëdhëniet familjare marrëdhënien me pronën, është komedi mendimi dhe nuk ka banalitete”, u shpreh ai.

“Vanja, Sonja, Masha dhe të tjerë “ është komedia bashkëkohore, e cila është shfaqur disa vite më parë edhe në Teatrin Kombëtar. Ajo do të jetë në dispozicion të publikut në datat 21-24 shtator duke nisur nga ora 19:00./ n.m.abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!