E ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn u takua me Kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ambasada amerikane deklaroi se në takim u diskutua mbi përparësitë e Kuvendit dhe fushat kyçe me interes për Administratën Trump.
Këtu përfshihet rritja e shpenzimeve për mbrojtjen dhe forcimin e mekanizmave të kontrollit të investimeve, me qëllim forcimin e sigurisë dhe mirëqenies për Shtetet e Bashkuara dhe Aleatët e saj.
“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, për të diskutuar mbi përparësitë e Kuvendit dhe fushat kyçe me interes për Administratën Trump, duke përfshirë rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen dhe forcimin e mekanizmave të kontrollit të investimeve, me qëllim forcimin e sigurisë dhe mirëqenies për Shtetet e Bashkuara dhe Aleatët e saj. Presim me kënaqësi të bashkëpunojmë me Kuvendin për këto objektiva të përbashkëta.”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane./abcnews.al

