Vangjush Dako nis pushimet në Turqi, fotografohet në një prej restoranteve më të “kripur”

schedule16:57 - 11 Gusht, 2020

schedule 16:57 - 11 Gusht, 2020

Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka nisur pushimet në Turqi.

Ai është fotografuar në një prej restoranteve më të famshëm në Stamboll, i cili përveç të tjerash njihet edhe për çmimet mjaft të kripura

Fotot janë publikuar nga portali JOQ, ku duket Dako në shoqërinë vajzës së tij.

Vangjush Dako drejtoi Bashkinë e Durrësit për tre mandate rresht, deri në zgjedhjet vendore të vitit të shkuar, të cilat nxorën fituese Valbona Sakon që qëndroi në këtë post për të paktën 5 muaj./abcnews.al