Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vangjel Tavo në SPAK/ Prefekti i Vlorës: U pyeta për një kallëzim të bërë në vitin 2021

schedule11:04 - 4 Qershor, 2024

schedule 11:04 - 4 Qershor, 2024

Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo u paraqit këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Pas daljes nga ambientet e SPAK, Tavo deklaroi se ishte thirrur për një kallëzim të bërë prej tij në vitin 2021.

Kallëzimi u bë kur ai kandidonte për deputet në Gjirokastër dhe pretendonte se persona të ndryshëm kanë ndikuar për shitblerje votash.

“Prej pak minutash Vangjel Tavo la ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ai është thirrur prej orës 09:30 minuta dhe ka qëndruar më shumë se 1 orë e 15 minuta, në ambientet e prokurorisë. Ka dhënë sqarime si person që ka dijeni. Edhe në dalje, zoti Tavo preferoi të flasë shkurtimisht për gazetarët, pranoi se ishte thirrur në Prokurorinë e Posaçme, por si person që ka dijeni në lidhje me një kallëzim të bërë prej tij në 2021. Në atë periudhë, zoti Tavo ka bërë disa kallëzime në Prokurorinë e Gjirokastër, kur kandidonte për deputet. Ai ka bërë disa kallëzime ku ka pretenduar se disa qytetarë të ndryshëm kanë ndikuar për shitblerje votash”, raportoi ndër të tjera gazetari i ABC News, Ermal Vija./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!