Vandalizoi Koloseun, turisti britanik kërkon falje

schedule11:55 - 1 Korrik, 2023

schedule 11:55 - 1 Korrik, 2023

Është identifikuar turisti që bëri bujë duke gdhendur emra në Koloseum. Sipas mediave italiane, personi që vandalizoi monumentin antik kishte shkuar në një udhëtim me të fejuarën e tij në Itali.

Çifti është regjistruar në video teksa i riu ka gdhendur në mur me çelës emrin e të dashurës së tij. Ai duket se është duke buzëqeshur edhe pse vajza e qorton në anglisht.

“I jam mirënjohës karabinierëve që identifikuan menjëherë autorin e dyshuar të aktit të paqytetëruar dhe të pakuptimtë të kryer në Koloseum”, tha ministri italian i kulturës, Gennaro Sangiuliano.

Sipas ANSA, turisti rrezikon një gjobë prej të paktën 15,000 euro dhe një dënim me burg deri në pesë vjet. Sipas Daily Mail , i riu në video quhet Ivan Dimitrov (por përdor edhe mbiemrin Hawkins), ai është 27 vjeç dhe punon si trajner në Bristol.

Ai kërkoi falje për veprimin që kishte kryer.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!