“Van Persie u pendua që u largua”, Wenger zbulon prapaskenën

schedule08:17 - 15 Tetor, 2020

schedule 08:17 - 15 Tetor, 2020

Arsene Wenger, ish-trajneri legjendar i Arsenalit, ka treguar një prapaskenë të disa viteve më parë, për sulmuesin Robin van Persie. Holandezi u largua nga “Topçinjtë” verën e vitit 2012, duke iu bashkuar rivalëve të Manchester United.

Edhe pse ishte i suksesshëm në Mançester, ish-bomberi holandez i ka kërkuar Wengerit në verën e vitit 2015 që të rikthehet tek Arsenali, pasi kishte gabuar që ishte larguar.

“Ai më telefonoi në 2015-ën, sepse donte të kthehej, por ishte e pamundur. Ai ishte në fund të karrierës së tij dhe ne po investonim në lojtarë të rinj dhe që premtonin për të ardhmen”, tha mes të tjerash strategu i njohur francez./.abcnews.al