Ish-sulmuesi legjenad, Ruud Van Nistelrooy është prezantuar sot zyrtarisht si trajneri i ri i skuadrës së Leicester në Premier League, vetëm 3 javë pasi u largua nga drejtimi i Manchester United ku kishte qenë trajner i përkohshëm në periudhat mes largimit të holandezit Erik ten Hag dhe afrimit të portugezit Ruben Amorim.
Holandezi ishte në kërkim të një aventurë të re dhe mundësia te Leister është krijuar menjëherë, me “Dhelprat” që shkarkuan trajnerin Steve Cooper pas rezultateve katastrofike të regjistruar deri më tani.
Holandezi, i cili do të jetë në tribunë për ndeshjen e parë, pas emërimit, ndaj Brentford të shtunën, ka firmosur deri në vitin 2027 me klubin e ri, ku ka si detyrë fillimisht ta çojë drejt një zonë me të qetë në renditje, pasi aktualisht është shumë pranë asaj të rënies nga kategoria.
“Jam krenar dhe entuziast. Të gjithëve që u flas për Leicester janë entuziastë. Ata kanë histori të rëndësishme të cilësisë së njerëzve që ka punuar për klubin, mbështetësit dhe padyshim edhe historia e klubit në kohët e fundit është mbresëlënëse”,- ishin fjalët e ish-sulmuesit holandez pas zyrtarizimit të sfidës. /i.m /abcnews.al