Van Gaal: Do zgjidhja veten po të isha në Federatë, dua Botërorin me Holandën

schedule17:36 - 18 Gusht, 2021

schedule 17:36 - 18 Gusht, 2021

Louis Van Gaal është gati për aventurën e tretë si trajner i Holandës. “Gjenerali” është prezantuar sot përpara medieve, duke u shfaqur i sigurt dhe i qartë për rrugën që duhet të ndjekë për të kthyer kombëtaren tulipane te suksesi.

Nëse do të isha pjesë e Federatës, unë do të zgjidhja veten si trajner të Holandës, sondazhet tregojnë se kam ende shumë admirues. Ishte nder t’i shërbeja kombit kur më thirrën në vitet 2000 dhe 2012, tani edhe më shumë.

Nuk u riktheva sepse doja të rikthehesha, e bëra sepse mendoj se mund ta ndihmoj futbollin holandez. I detyrohem shumë futbollit holandez, madje gjithçka. Objektivi? Dua të shpallem kampion bote me Holandën“, deklaroi 70-vjeçari. /abcnews.al