Mbrojtësi dhe kapiteni i Holandës, Virgil Van Dijk, ka folur sot për trajnerin Ronald Koeman, i cili la kombëtaren e “Tulipanëve” për Barcelonën: “Ne të gjithë jemi zhgënjyer kur kemi parë një trajner kaq të shkëlqyeshëm të ekipit kombëtar të largohet, por i urojmë atij më të mirën me gjithë zemër.
Ju mund të pyesni secilin lojtar në skuadër, një për një, dhe të gjithë do ta kenë këtë ndjenjë. Të drejtonte Barcelonën ishte ëndrra e tij e madhe.
Kjo kohë në të cilën jetojmë, me gjithë pasigurinë që vjen me të, Kampionati Europian që u shty dhe nuk dimë nëse do të zhvillohet 100 për qind me siguri verën e ardhshme, ishin shkaqe të mjaftueshme për Koeman. Nëse shfaqet një mundësi e tillë, unë mund ta kuptoj gjithkënd.
Askush nuk e priste që të ndodhte kaq shpejt, por jemi shumë të lumtur për të. Tani duhet të vazhdojmë tutje. Ju e dini se si funksionon në botën e futbollit. Ai e ka refuzuar Barcelonën dy herë.
Nëse të jepet një shans i tillë i tretë, atëherë thjesht nuk mund ta rafuzosh. Për ne, është një goditje. Natyrisht, nuk ishim të lumtur që u largua, por sigurisht që e kuptojmë zgjedhjen e Ronald”, u shpreh Van Dijk./abcnews.al