Marco van Basten kritikoi Barcelonën për situatën e Frenkie de Jong.
Është raportuar se klubi katalanas dëshiron të shesë mesfushorin ose të mbajë në formacion, me një ulje të pagave.
“Unë mendoj se Johan Cruyff do të kishte turp të shihte se si sillej Barça.
Sipas mendimit tim, veprimet e Barcelonës ishin shumë më poshtë standardeve të tyre”, tha ish-sulmuesi holandez në programin Rondo në Ziggo Sport. /albeu.com/