“Vampirë politikë dhe mediatikë”, Berisha i kujton Ramës vdekjet e qytetarëve në komisariate dhe vrasjen e Klodian Rashës

schedule11:40 - 4 Gusht, 2022

schedule 11:40 - 4 Gusht, 2022

Ish-kryeministri Berisha iu përgjigj kryeministrit Rama, i cili quajti vampirë politikë dhe mediatikë ata që reaguan për vrasjen e 7-vjeçares nga polici Arjan Tase në plazhin e Potamit në Himarë. Berisha tha se në fakt, vampirët e vërtetë janë ata që vrasin qytetarët nëpër komisariate duke numëruar rastin e Ilvi Metës në Kavajë, Eno Ftojit në Korçë apo Ardian Kallamit në Shkodër.

Berisha kujtoi edhe vrasjen e Klodian Rashës në dhjetor të vitit 2020 nga polici Nevaldo Hadëraj.

“Nëse do të flasim për vampirë, këta janë vampirët e vërtetë. Janë ata që vrasin qytetarët në komisariate dhe në rrugë. Rama përmes atij reagimi radhitet krah vampirëve të vërtetë”, tha Berisha. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!