Mesfushori i Real Madrid, Federico Valverde së fundmi ka dhënë një intervistë dhe është vënë në një situatë mjaft të vështirë.
Valverde, i cili është rikthyer në formë në fillim të këtij sezoni, duket se do të jetë një pjesë kyçe e planeve të Carlo Ancelottit këtë sezon në mesfushë. Një nga objektivat e tyre kryesore do të jetë të luftojnë dhe ta fitojnë titullin nga Barcelona në La Liga.
Gjatë intervistës për “The Residency”, Valverdes iu drejtuan një sërë pyetjesh, ku ai u detyrua ose të përgjigjej sinqerisht, ose të hante oktapod të papjekur.
Një pyetje që iu bë ishte mendimi i tij për lojtarin më të mirë dhe më të keq apo dobët të rivalit të tyre, Barcelonës.
Nuk është befasi që Valverde zgjodhi shokun e tij të kombëtares së Uruguait, Ronald Araujo si të preferuarin e tij, por vendosi të hante oktapod në vend që të emëronte atë që mendonte se ishte më i keqi.
Pa dyshim për Valverden, ishte më e shpejtë dhe më e këndshme të hante oktapod sesa të merrej me stuhinë mediatike që do të pasonte nëse do të përgjigjej./ h.ll/abcnews.al