Lëvizja e parë e Barcelonës në merkaton e janarit do të jetë huazimi i Carles Alenës. Mesfushori pritet të transferohet tek Real Betis, për të luajtur më shumë minuta.
Të dy klubet kanë rënë në marëveshje për huazimin e lojtarit deri në fundin e sezonit, por pa të drejtë blerje. 21-vjeçari e ka shumë të vështirë për të gjetur vend në formacionin katalanas, duke parë dhe yjet që Barça disponon në repartin e mesfushës.
Alena në këtë sezon është aktivizuar në vetëm 171 minuta nga trajneri Valverde, por ai kërkon më shumë. Një transferim tek Real Betis do ti ndihmontë të dyja palët, pasi i riu fiton jo vetëm minuta por edhe më shumë eksperiencë. /abcnews.al


