Real Madrid nuk mundi dot të arrinte triumfin në “El Clasico”-n e së dielës mbrëma ndaj Barcelona-s, teksa u mundën nga “blaugranat” me rezultatin e ngushtë 2 me 1, pas golave të Sergi Roberto dhe Franck Kessie, të cilët nxorrën “të pavlefshëm” autogolin e Araujos në fillimin e lojës.
Mirëpo, edhe pse kanë kaluar 2 ditë nga ndeshja, mesfushori uruguaian i “galaktikëve” të Real Madrid, Federico Valverde, duket se nuk e ka “kapërdirë” ende humbjen, teksa anashkaloi komplet skenën e anullimit të golit të Marco Asensios dhe “kritikoi” shokët e tij të skuadrësm ku tha se loja e “madrilenëve” nuk ishte bindëse.
“Nuk dua të flas për gjyqtarët apo VAR-in. Mund të ishte në favor, por qëlloi të ishte kundër. Nuk mund të komentoj, sepse nuk e kam parë rastin, por ne duhet të fokusohemi te vetja, jo te VAR-i.
Jemi të trishtuar, sepse ishim të detyruar të fitonim dhe erdhëm për të fituar në Barcelonë, por nuk shfrytëzuam mundësitë që patëm në pjesën e dytë. Barça luajti mirë në pjesën e parë, kurse në të dytën dominuam ne. Ndoshta duhet të kishim ngulmuar më shumë, sepse Barça m’u duk e lodhur fizikisht”,- u shpreh me nota kritike, por dhe dëshpërimi, Valverde. /i.m /abcnews.al