Deputeti opozitar, Halit Valteri në seancën e sotme plenare në Kuvend reagoi ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, liderit të opozitës Lulzim Basha, si edhe ndaj Presidentit Ilir Meta, pasi sipas tij nuk kanë asnjë interes ndaj hapjes së negociatave.
Valteri tha se ekonomia në Shqipëri bazohet tek krimi dhe se sipas tij vetëm një grusht personash kanë të drejtë të investojnë.
Lexo edhe: Mungon në interpelancën e kërkuar, Gjuzi: Ku është ministrja e Infrastrukturës?
“Pavarësisht përmirësimit të ligjeve, Shqipëria do të jetë për shumë kohë një vend që nuk do të parapëlqehet për investimet e huaja dhe kjo vjen për shkak të mos transparencës në prokurimet publike Kemi ndërtuar një ekonomi që bazohet tek krimi dhe të fortët.
Vetëm një grup personash në vend kanë të drejtën të investojnë dhe të reklamohen si biznesmen. Ndaj i shtyhen çdo vit Shqipërisë bisedimet për BE, pasi këta e kanë kthyer vendin si çiflig të tyre.
Ata janë njerëzit e vetëm që duan ta mbajnë vendin të izoluar. Të gjitha paratë e shqiptarëve shpërndarjen në 5 duart. S’mund të hapen negociatat për sa janë në krye hajdutët e votave. Evropa kërkon që kushtet të plotësohen dhe një prej tyre është që të korruptuarit të çohen para drejtësisë.
Në Shqipëri, Rama, Basha, Meta, nuk kanë asnjë interes që Shqipërua të integrohet në BE. Për çfarë do ta dëshirojë Basha, Kryemadhi e Rama integrimin e vendit në BE? Kur dhe për dhembët shkojnë në klinika evropiane jashtë. Dimri i dytë erdhi dhe shqiptarët janë ende në çadra. Kurse Rama e Basha vuajnë për klikime”, tha Valteri.
/abcnews.al/