“Valsi” i pankinave në Serie A, Sampdoria zyrtarizon pasuesin e Ranierit

schedule10:57 - 4 Korrik, 2021

schedule 10:57 - 4 Korrik, 2021

Sampdoria është klubi i radhës që ndryshon trajner në Serie A. Kjo verë ka qenë e “nxehtë” për pankinat në Itali dhe pas largimit të Claudio Ranieri te Lille në Francë, Ferrero ka gjetur menjëherë pasuesin.

Roberto D’Aversa është trajneri i ri i Sampdoria dhe gjithçka është bërë zyrtare. Klubi italian ka dalë me komunikatë dhe bën me dije se kanë nënshkruar kontratë 2-vjeçare me 45-vjeçarin.

D’Aversa karrierën si trajner e ka nisur në vitin 2014 te Virtus Lanciano, skuadër që e drejtoi për 2 vite. Më pas drejtoi Parmën për katër sezone dhe tani ka marrë përsipër Sampdorian. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!