Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Valiev na “çon” në Europë/ Mundësi shqiptaro-osetian merr medaljen e artë në 74 kg

schedule12:33 - 10 Prill, 2025

schedule 12:33 - 10 Prill, 2025

Tapeti I Arenës së Bratislavës I pati të forta ngjyrat kuqezi.

Dy mundësi të kombëtares shqiptare arritën sukses të madh në Kampionatin Europian që zhvillohet në Sllovaki, dhe në podium u ngjitën Çermen Valijev dhe Zelimhan Abakarov.

Valijev, 26-vjeçari me origjinë nga Osetia, dhe I natyralizuar si sportist shqiptar, arriti maksimumin e mundshëm dhe u shpall kampion I kontinentit.

Ai fitoi medaljen e artë në peshën deri në 74 kg në stilin e lirë.

Finalja ishte e fortë pasi përballë pati rusin me klas dhe me përvojë, Zaurbek Sidakov, por Valijev ia doli me shifrat 4-2.

Ky ishte suksesi I tij I dytë I madh për Shqipërinë, pasi verën e kaluar fitoi të parën medalje kuqezi në histori në Lojrat Olimpike.

Në Paris 2024, arriti vendin e tretë pra meritoi bronzin.

Suksesi I dytë I kombëtares në Sllovaki ishte falë të natyralizuarit tjetër, Zelimhan Abakarov.

Në moshën 31-vjeçare ai mori medaljen e bronzit në peshën deri 61 kg në stilin e lirë.

Në finalen e vogël, Abakarov mundi mundësin nga Moldavia, Leonid Kolesniç.

Veterani I mundjes u bë I pari sportist I Shqipërisë që u shpall kampion I botës, dhe kjo ndodhi në 2022, ndërsa në kampionatet europiane kishte fituar më herët dy medalje argjendi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!