“Valëviti” flamurin Kuq e Zi në “Bernabeu”, kush është tifozi shqiptar që takoi Benzemanë?

schedule10:51 - 5 Maj, 2022

schedule 10:51 - 5 Maj, 2022

Quhet Agim, është nga Shkupi, por jeton në Frankfurt të Gjermanisë. Është gjithashtu menaxher i një klubi nate. Kjo është “pashaporta” e tifozit shqiptarë që “valëviti” flamurin kuqezi në mes të “Santiago Bernabeut”, teksa zhvillohej ndeshja mes Real Madrid dhe Manchester City në Champions League.

Siç duket është një tifoz i skuadrës së “Los Blancos”, pasi Agimi  u shpëtoi rojeve të sigurisë dhe ka vrapuar në tapetin e gjelbër për të takuar idhullin e tij, Karim Benzema, me flamurin kuqezi në dorë, me francezin që ishte dhe vendimtarë në këtë takim, pasi me golin e tij i dha kualifikimin madrilenëve.

Real Madrid u kualifikua në finalen e Champions League, pasi mposhti me rezultat të përgjithshëm 6-5 skuadrën e Manchester City.

Një ndeshje e luftuar rezultoi deri në sekondat e fundit mes spanjollëve dhe anglezëve, teksa u deshën edhe minutat extra që të vendosur se cila nga dy ekipet do të merrte biletë që të nisej drejt Parisit më 28 maj. /f.a/abcnews.al