Valentina Ferragni rikthen trendin e viteve ’90

schedule10:29 - 17 Tetor, 2020

schedule 10:29 - 17 Tetor, 2020

Valentina Ferragni po ndjek hapat e së motrës, Chiara duke u bërë një influencuese e suksesshme. Së fundmi, ajo ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e fundit në Instagram. Ajo ka pozuar me një veshje tipike vjeshtore, duke u përqendruar totalisht tek e zeza, si dhe duke shtuar një detaj që është trend i këtij sezoni: çizmet e ngushta me majë katrore.

Vajza e vogël nga familja Ferragni është rikthyer pas në kohë duke sjellë trendin më popullor të viteve ’90. Yjet janë “çmendur” pas këtij trendi duke filluar nga Valentina dhe e motra Chiara dhe deri tek Bella Hadid. Pas pantallonave me bel të ulët, çizmet me majë katrore do të dominojnë gjatë kësaj vjeshte.

 

View this post on Instagram

 

I need to clean the mirror 😂🖤

A post shared by Valentina Ferragni (@valentinaferragni) on

Pavarësisht nëse janë prej lëkure apo jo, nuk ka rëndësi. Nëse po kërkoni një aksesor që do të shkonte me veshjet tuaja në garderobë, sigurohuni që të keni të paktën këto lloje çizmesh, që përveçse janë trend, janë gjithashtu të rehatshme për në përditshmëri. xh.d/abcnews.al