Kryebashkiaku i ri i Shkodrës reagon pas akuzave të Partisë Demokratike. I kontaktuar në telefon Valdrin Pjetri thekson: U njoha nëpërmjet kërkesës se z. Bardhi i cili bazohet dhe firmos mbi “Indicie Publike”. Sigurisht që jam i hapur mbi çdo verifikim timin por jo mbi “ Indicie Publike”. Askush më mirë se Institucioni i Prokurorisë se Përgjithshme nuk mund t’i kthejë përgjigje kërkesës se z. Bardhi dhe çdo personi tjetër të interesuar apo kurioz. Pasi institucioni i ngarkuar nga ligji për të kryer verifikimet e kërkuara të ketë kthyer zyrtarisht përgjigje, nga ana ime do këtë një prononcim publik mbi këtë kërkesë të z.Bardhi të bërë në emër të Partisë Demokratike”./ABC News Albania 24/7
Valdrin Pjetri reagon pas akuzave të PD-së
schedule17:00 - 3 Gusht, 2019
schedule 17:00 - 3 Gusht, 2019