Ish-futbollisti i Kukësit, Valdet Rama, ka folur për mediat gjermane para sfidës së verilindorëve ndaj Wolfsburg. Mes të tjerash, Valdet Rama tha: “Ndeshja kundër Wolfsburg do të jetë një moment kryesor për djemtë e Kukësit. Wolfsburg është favorit, por ata ende duan ta mbajnë këmbën në gaz.
Unë e pashë ndeshjen, Kukësi u paraqit shumë mirë. Krijoi mundësi dhe guxoi të bënte diçka. Lojtarët gjithmonë luftojnë, japin 100 për qind. Wolfsburg do të duhet të bëjë jo pak përpjekje për t’u kualifikuar.
Në Shqipëri, ata janë një klub i nivelit të lartë. Trajneri i ri, Skënder Gega, ka një ekip të fuqishëm dhe kompakt, që mund t’ia bëjë jetën të vështirë edhe kundërshtarit të rangit më të lartë. Kukësi luan gjithmonë për titull, në Shqipëri është klub i nivelit të lartë.

Unë mendoj se futbolli shqiptar ka evoluar. Kjo vlen edhe për federatën e futbollit atje. Nuk mund të them asgjë negative për kohën time te Kukësi”, u shpreh Rama./abcnews.al