Valbona Sakollari: Kemi plan për referendume lokale në projektet tona

schedule17:59 - 28 June, 2019

schedule17:59 - 28 June, 2019

E ftuar në studion e ABC News me gazetaren Juli Xhokaxhi pasditen e sotme ishte e ftuar kandidatja e Bindjes Demokratike për Bashkinë Durrës, në zgjedhjet lokale 30 qershorit, znj. Valbona Sakollari.

E pyetur nga gazetarja Juli Xhokaxhi për planin që ka Bindja Demokratike në menaxhimin e qytetit por jo vetëm, Sakollari tha se përqasja e Bindjes në projektet që do të ndikojnë në qytetin e Durrësit vitet që pasojnë, është marrja e opinionit publik dhe qytetarëve nëpërmjet referendumeve lokale.

“Ajo që është bërë është vështirë që të zhbëhet dhe kjo është një katrahurë, katastrofë. Durrësi ka betonizuar 2500 vjet historinë në një sekondë, për hir të biznesit të dikujt që sa do të ketë kushtuar nuk mund të kushtojë 3000 vjet histori njerëzimi. Përqasja ime në këto lloj projektesh, sepse jam e bindur që qyteti është dinamik dhe duhet të zhvillohet, pra projektet që do të ndikojnë Durrësin e pas 30 apo më shumë viteve, unë do kërkoj të marr opinionin e publikut dhe të qytetarëve nepërmjet referendumeve. Mendoj që është një risi për projektet të qenësishme për të shpalosur 2 apo 3 alternativa. Mendoj që qytetarët Durrsakë janë shumë të mençur dhe shumë fisnikë e dinë të bëjnë diferencën. Këto referendume të diskutuara me grupe interesi kur ti ke tërhequr mendimin e specialistëve patjetër që do të gjenerojnë një produkt më të mirë”, tha Sakollari./abcnews.al