Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Valbona një thesar i fshehur i Europës/ The Time: Midis 11 destinacioneve më të mira në Europë për shëtitje

schedule15:19 - 5 Mars, 2026

schedule 15:19 - 5 Mars, 2026

Shqipëria vijon të tërheqë vëmendjen e mdiave ndërkombëtare për turizëm.Këtë radhë vëmendjen e kanë tërhequr Alpet shqiptare me veçantinë e tyre.

Prestigjozja britanike The Time e rendit Valbonën një ndër 11 destinacionet më të bukura në Europë për të gjithë ata turistë që pëlqejnë aventurën dhe ecjen në natyrë.

Sipas The Times shkëmbinjtë e pjerrët dhe shkëmbinjtë gëlqerorë të zhveshur i bëjnë Malet e Nemuna të Shqipërisë të kujtojnë Dolomitet madhështore të Italisë.



Ndryshe nga Evropa Perëndimore, këtu natyra mbetet e paprekur dhe popullsia është e rrallë.

Aktualisht zona mbrohet dhe është pjesë e Parkut Kombëtar të Alpeve të Shqipërisë, duke ruajtur infrastrukturën tradicionale dhe fshatrat e izoluara – që i japin aventurës një ndjesi autentike.

Parku Kombëtar i Alpeve të Shqipërisë; dhe ndjesia se po shihni një varg malor në një gjendje më të pastër i shton një emocion shtesë këtij eksplorimi.

Sipas the Time mjaftojnë vetëm Pesë ditë ecjeje për të eksploruar zonën e cila kulmon në një kalim të Qafës së Valbonës prej 1,795 m të shoqëruara nga kuaj ngarkese për të mbajtur bagazhet tuaja. Ndërkohë që akomodimi mund të bëhet në një sërë hotelesh të vogla dhe bujtinash lokale të cilat ofrojnë ushqim tradicional.

Sipas medias britanike “Time” VAlbona renditet midis destinacioneve si Savoja e Lartë në Francë, Kampania në Itali, Cornëall në Angli apo Madeira në Portugali.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!