Vala e virozave/ Rreth 10 mijë pacientë në javë në qendrat shëndetësore

schedule15:45 - 26 Shtator, 2024

schedule 15:45 - 26 Shtator, 2024

Me luhatjen  e temperaturave,  por dhe rikthimin e fëmijëve në çerdhe,  kopshte dhe shkolla janë shtuar dhe pacientët që i drejtohen qendrave shëndetësore.

Rreth 9700 të sëmurë me infeksione të rrugëve të frymëmarrjes, ku rreth 7 mijë prej tyre me probleme  respiratore të rrugëve të sipërme,  kanë raportuar qendrat shëndetësore në vend  pranë Institutit të Shëndetit Publik  në një javë.  Më të prekur janë moshat nga  1 deri në 4 vjeç ndjekur nga  foshnjat.

Ndryshe nga fillimi i muajit kur shqetësimet më të shpeshta ishin ato të traktit tretës aktualisht pediatrit në Tiranë thonë se ankesat që të vegjlit praqesin janë të tjera.

Mjekët thonë se  rastet janë menaxhuar në kushte ambulatore dhe nuk ka pasur nevojë për shtrime në spital.

Në raport  me javë me parë vihet re një rritje me rreth 20 % të infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes. Numër  më të lartë të prekurish ka në qendrat më të mëdha urbane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!