Vala e të nxehtit, temperaturat e larta zhvendosen në Europën Perëndimore

schedule08:32 - 20 Korrik, 2022

schedule 08:32 - 20 Korrik, 2022

Europa është prekur nga temperaturat ekstreme, me temperatura rekord që kanë shënuar rreth 40 gradë Celcius. Gjermania ka regjistruar ditën e saj më të nxehtë të vitit deri më tani, ndërsa  në Portugali është rritur numri i viktimave për shkak të temperaturave, sipas BBC.

Zjarret vdekjeprurëse kanë përfshirë kontinentin. Organizata Botërore Meteorologjike e OKB-së (WMO) paralajmëroi se situata do të përkeqësohej. Valët e të nxehtit janë bërë më të shpeshta dhe më intensive për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit.

Në Francë , 64 zona të ndryshme regjistruan temperatura rekord të hënën. Megjithëse, Franca kontinentale ka shënuar temperaturat më të larta, jugperëndimi i vendit ka përjetuar zjarret më të mëdha në më shumë se 30 vite.

Që nga 12 korriku, zjarret kanë përfshirë më shumë se 20,300 hektarë të rajonit të verës Gironde.

Gati 37,000 njerëz janë evakuuar. Në Belgjikë, një zjarr shpërtheu në dunat në resortin belg të De Haan, duke djegur disa automjete. Por pas vapës, vendi tani po përgatitet për stuhi që mund të shkaktojnë në 20-30 mm shi në disa rajone, raporton gazeta Le Soir.

Paralajmërimet e motit janë ende në fuqi në Gjermani pasi vala e të nxehtit vazhdon të prekë veriun dhe lindjen. Të martën, vendi përjetoi ditën e tij më të nxehtë të vitit 2022. Shërbimi kombëtar i motit shënoi 39.5C në qytetin perëndimor të Duisburgut. Holanda gjithashtu arriti të njëjtin nivel prej 39.5 gradë Celsius në Mastriht, thanë sinoptikanët.

Temperaturat në Portugali janë ulur ndjeshëm. Megjithatë, më shumë se 1000 viktima tjanë regjistruar që nga java e kaluar. Zjarret janë bërë një pasojë e zakonshme e këtyre temperaturave ekstreme në të gjithë Europën.

Spanja qendrore dhe veriperëndimore gjithashtu është shkatërruar nga zjarret. Shërbimi i monitorimit Copernicus – pjesë e programit të BE-së për vëzhgimin e Tokës tha se emetimet totale të karbonit nga zjarret midis qershorit dhe korrikut kanë shënuar vlerat më të larta në Spanjë që nga viti 2003

Sinoptikanët në Itali kanë paralajmëruar për temperatura në 40-42 gradë Celsius, ditën e mërkurë dhe të premte.

/abcnews.al