Vala e të nxehtit në Greqi do të zgjasë të paktën deri më 19 korrik, me temperatura që i kalojnë 40 gradë

schedule19:00 - 12 Korrik, 2024

schedule 19:00 - 12 Korrik, 2024

Autoritetet greke kanë paralajmëruar një valë të nxehti njëjavore në mes të sezonit turistik veror, e cila mbart me vete një rrezik të lartë zjarri dhe që do të zgjasë të paktën deri më 19 korrik. Ministria e Mbrojtjes Civile dhe Ndryshimeve Klimatike njoftoi se erërat jugperëndimore nga Afrika ndonjëherë do të rrisin temperaturat në mbi 40 gradë Celsius.

Vala e re e të nxehtit pasoi qershorin më të nxehtë që prej matjeve në Greqi, dhe në të njëjtën kohë më e nxehta në të gjithë planetin, sipas të dhënave nga shërbimi evropian i klimës Copernicus.

Njerëzit këshillohen të veshin rroba të lehta, të pinë shumë ujë dhe të shmangin shëtitjet e gjata gjatë pjesës më të nxehtë të ditës. Në qershor, disa njerëz u gjetën të vdekur në ishujt grekë pas shëtitjeve të gjata.

Edhe në Maqedoninë e Veriut është paralajmëruar moti për valë të të nxehtit njëjavore, duke filluar nga kjo e premte, ndërsa autoritetet kanë raportuar për rritje të zjarreve në 24 orët e fundit, 14 janë regjistruar.

E gjithë Evropa Jugore është nën sulmin e nxehtësisë së madhe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!