Mbretëria e Bashkuar po përjeton një valë të paprecedentë të të nxehtit me temperaturat që pritet të kalojë 30°C për të pestën ditë radhazi. Edhe pse temperaturat e larta nuk janë të paprecedentë, kohëzgjatja e valës së të nxehtit është një rekord i ri.
Temperaturat mund të arrijnë deri në 32°C në Anglinë juglindore dhe ka të ngjarë të shoqërohen me stuhi të forta gjatë fundjavës, përpara se të kthehen në kushtet normale të sezonit javën e ardhshme.
Autoritetet kanë shpallur alarm portokalli për shërbimet shëndetësore të Anglisë nga frika e pasojave të valës së të nxehtit për qytetarët në nevojë.
/abcnews.al