Vala e dytë e koronavirusit: Vendet evropiane ku po regjistrohet rritje drastike e rasteve

schedule14:10 - 22 Shtator, 2020

schedule 14:10 - 22 Shtator, 2020

Disa vende të Evropës si Shqipëria, Bullgaria, Republika Çeke, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, po raportojnë numër të lartë rastesh ditore me Covid-19.

Belgjika, Italia dhe Britania e Madhe, ndër vendet më të goditura të Evropës, po shohin një “rigjallërim” të rasteve, por deri më tani, skenari i marsit dhe prillit nuk është përsëritur ende, shkruan abcnews.al

Nga këto tre vende, shifrat e Mbretërisë së Bashkuar duken më shqetësuese. Vendi konfirmoi 4,322 të infektuar vetëm më 18 shtator.

Franca, Polonia, Holanda dhe Spanja ka të ngjarë të përballen me valën e dytë dhe kanë filluar të marrin masa për ta frenuar. Franca, për shembull, raportoi 13,498 raste të reja të shtunën, shifra më e lartë që ka regjistruar vendi ndonjë herë.

“Ne kemi një situatë shumë serioze që po shpaloset para nesh,” tha të hënën Dr. Hans Kluge, drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën.

Kluge theksoi po ashtu se numri i të infektuarve javorë në Evropë është më i lartë tani sesa në pikun  e parë në mars.

Ndërsa numrat vijojnë të rriten, kjo ndikohet edhe nga rritja e numrit të testeve, shumë vende nuk e kishin të mundur të kryenin teste në një vëllim kaq të lartë në fillim të vitit. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!