“Vaksinohuni se dëshirojnë ta na mbyllin sërish”, reperi shqiptar bën thirrje

schedule10:17 - 16 Gusht, 2021

schedule 10:17 - 16 Gusht, 2021

Ditëve të fundit është rritur dukshëm numri i rasteve me koronavirus. Me këtë rast, artistët shqiptarë vazhdimisht janë duke bërë thirrje që të vaksinohen në mënyrë që të parandalojnë këtë.

I fundit ka qenë reperi Buta, i cili ka bërë një postim në Instagram, duke u bërë apel fansave që ta marrin vaksinën sa më shpejt.

Reperi shton se kjo do të na ndihmojë që të mos izolohemi sërish duke qenë se këto ditë numri i rasteve është shtuar shumë.

“Çu vaksinohuni se dëshirojnë të na mbyllin sërish”, ka shkruar ai krahas fotos./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Buta (@bashbuta)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!