Vaksinimi për covid, periodik/ Mjekët: Si vaksina e gripit, doza çdo 12 muaj

schedule15:35 - 20 Tetor, 2023

schedule 15:35 - 20 Tetor, 2023

Vaksinimi kundër Covid kthehet si ai ndaj gripit. Për të gjithë ato persona që  konsiderohen me risk për ta marrë apo transmetuar virusin  Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar  marrjen e dozave kundër koronavirusit  një herë në 12 muaj ashtu sic ndodh me gripin sezonal. Mjekë  dhe infermierë  në spitalin  Infektiv në  Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë po aplikojnë dozën e pestë.

Mbrojtja më e mirë ndaj  koronavirusit është ajo e fituar pas kalimit të sëmundjes dhe vaksinimit.  Kjo sipas një studimi për efektivitetin e vaksinës që Instituti i Shëndetit Publik po kryen për të tretin vit radhazi me mjekë, infermierë dhe sanitarë në Qendrën “Nënë Tereza” në Tiranë, spitalin e Durrësit dhe atë të Fierit.

Vaksina ndaj Covid që  po aplikohet në vend është dy valente që mbron nga  nënvariantet e Omicron në qarkullim BA4 dhe BA5.  Paralelisht po aplikohet dhe vaksina ndaj gripit. Mjekët thonë se të dy vaksinat mund të kryehen në të njejtën ditë. Sipas tyre ky është momenti më I mirë për tu aplikuar pasi në vend ende nuk është izoluar asnje rast me grip./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!