Vaksinimi kundër gripit/ Të moshuarit dhe të sëmurët kronikë, në qendrat shëndetësore. Mjekët: Vaksinën ta marrin edhe fëmijët

schedule15:37 - 18 Tetor, 2023

schedule 15:37 - 18 Tetor, 2023

Në Tiranë pas mjekëve dhe infermierëve vaksinën po e marrin të moshuarit dhe të sëmurët kronikë. Mjekët rekomandojnë kryerjen e vaksinës për të parandaluar format e rënda të gripit dhe thonë se doza e saj nuk shkakton efekte anësore.

“Asnjë nga pacientët nuk është ankuar dhe nuk ka bërë asnjë efekt anësor. Pas 2-3 javësh që krijon antitrupa personi është më I mbrojtur. Është një vaksinë që mbron gjatë të gjithë të gjithë periudhës së dimrit, nuk çon në komplikacione për grupet e riskut”

Në vaksinim janë përfshirë dhe fëmijët. Për një kategori të caktuar kjo formë mbrojtje cilësohet e domosdoshme.

“Është vaksinë që kryhet me një dozë, 0.5 ml, muskulare. E vetmja diferencë është për fëmijët nën 9 vjeç të cilët nuk kanë kryer më parë asnjëherë vaksinën e gripit, rekomandohet të marrin dy doza me distancë katër javë nga njëra tjetra. Në rekomandojmë që çdo fëmijë ta bëjë vaksinën e gripit, por sidomos theksojmë 6 muaj deri 5 vjeç. Imuniteti më i papjekur, frekuentimi i çerdheve dhe kopshteve në këtë moshë i bën në të predispozuar për tu hospitalizuar dhe për të kaluar forma më të rënda”

Sipas mjekëve kjo është koha më e mirë për tu vaksinuar pasi nuk ka viruse të gripit në qarkullim. Në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin janë shpërndarë rreth 260 mijë doza vaksinë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!