Vaksinimi i mjekëve, kirurgia pyet ministren: Po ne të privatit, apo ca të nënës e ca të njerkës?

schedule17:29 - 16 Shkurt, 2021

schedule 17:29 - 16 Shkurt, 2021

E ndërsa vijon procesi i vaksinimit për mjekët dhe infermierët në spitalet publike që janë në vijën e parë të rrezikut nga koronavirusi, kirurgia e njohur Lida Shosha shprehet e zhgënjyer që e njëjta gjë nuk po ndodh në spitalet private. Në një postim në Facebook, ajo shprehet se qeveria po i trajton mjekët me dallim, “ca të nënës e ca të njerkës”.

“Po mjekët dhe stafi mjekësor i spitaleve private të Tiranës, kur do vaksinohen? Apo ne shesim domate. Jemi punonjes te shëndetësise, te licensuar konform regullave e ligjeve te shtetit shqiptar, si gjithë te tjerët. Paguajmë siguracionet, taksat, detyrimet, tatimet një më një,  deri tek taksa per barin jeshil qe se shohim gjëkundi e cfarë u teket qeveritarëve.

Zonja ministre, ne kemi shërbyer nonstop, pa mbyll spitalet asnjë ditë, mes covidit,  dhe kemi zgjidhur gjithcka kur pavionet tuaja ishin mbyll vec infektivit,  QSUT u infektua, e mjekët i cove në  shtëpi. Ngarkesa dërrmuese është në Tiranë, ku vijnë  pacientët nga gjithë Shqipëria e Kosova.

Kur ju deshën spitalet, ju ofrua gjithcka, tani ca te nënës e ca te njerkës.  Janë me mijëra qytetarë që kanë marë shërbime te urgjencave nga  me madhoret kirurgjikale e jo kirurgjikale e deri ne konsultat ambulatore multidisiplinare. Shyqyr qe na zuri dhe e kaluam,si unë si pjesa dërrmuese e stafit, se sinqerisht nga ju,presim  vec foto  me stetoskop ne dore, nga malet me dëborë. E zhgënjyer” shkruan ajo./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!