Nga Ema Shazivari
Fëmijët mbi 12 vjeç tashmë mund të vaksinohen pa rekomandimin e mjekut. Sipas mjekes pediatre në qendrën shëndetësore 6 në Tiranë, Ledia Babani, prindërit kanë shfaqur interes edhe më herët për ti vaksinuar fëmijët.
Sipas saj kjo masë e Komitetit teknik të Ekspertëve iu mundëson më shumë lehtësira.
15-18 vjeçarët në vendin tone, janë aktualisht grupmosha më e interesuar për tu vaksinuar për Covid.
Gjatë muajit janar, 3 në 5 tamponë të kryer tek kjo grupmoshë rezultuan pozitivë. Qe nga mesi i muajit shkurt e deri në fillim të marsit nuk pati thuajse fare raste pozitive tek të vegjlit.
/abcnews.al