“Është e mundur që qytetarët do të duhet të vaksinohen me një dozë të tretë brenda 12 muajve pasi kanë marrë dy të parat.” Kështu ka deklaruar CEO i Pfizer Albert Burla për CNBC.
Ai shtoi se vaksinimi kundër Covidit me siguri duhet të jetë vjetor. “Një skenar është mundësia e një doze të tretë, diku midis gjashtë dhe 12 muaj pas rivaksinimit të dytë dhe më pas vjetor, por e gjithë kjo duhet të konfirmohet. Përsëri, mutacionet do të luajnë një rol kryesor,” tha ai.
Sidoqoftë, CEO i Johnson & Johnson Alex Gorski i tha CNBC në shkurt se njerëzit mund të kenë nevojë të vaksinohen kundër Covid-19 çdo vit, siç është rasti me gripin.
Studiuesit ende nuk e dinë se sa zgjat mbrojtja ndaj virusit kur dikush vaksinohet, përcjell abcnews.al.
Pfizer tha në fillim të këtij muaji se vaksina ishte më shumë se 91% efektive në mbrojtjen kundër koronavirusit dhe më shumë se 95% efektive kundër mundësisë së komplikacioneve deri në gjashtë muaj pas dozës së dytë. Vaksina Moderna, e cila përdor teknologji të ngjashme me Pfizer, gjithashtu është treguar e efektshme për gjashtë muaj.
Në shkurt, Pfizer dhe BioNTech thanë se po testonin një dozë të tretë të vaksinës për të kuptuar më mirë përgjigjen imune ndaj llojeve të reja të virusit.
Në fund të muajit të kaluar, Institutet Kombëtare të Shëndetit filluan testimin e një vaksine të re Covid nga Moderna e krijuar për të mbrojtur nga mutacioni i Afrikës së Jugut. g.v/abcnews.al