Vaksinimi anti Covid, kusht për haxh në Arabinë Saudite

schedule10:56 - 2 Mars, 2021

schedule 10:56 - 2 Mars, 2021

Arabia Saudite ka bërë me dije se këtë vit në kuadër të  mbrojtjes së përhapjes së Covid, vaksina është kushti kryesor për të gjithë pjesëmarrësit në haxh.

Ministri i Shëndetësisë Tawfig Al-Rabiah, në një deklaratë për mediat ka thënë se  ata që dëshirojnë të kryejnë haxh është e detyrueshme të vaksinohen kundër COVID-19 dhe se ky është një kusht për të marrë pjesë në haxh.

Gjithashtu Rabiah kërkoi që të bëhet përgatitje të hershme për sigurimin e punonjësve shëndetësor që do të jenë me detyrë në qendrat e shëndetësisë në Mekë, Medine dhe vendet e shenjta.

Ndërkohë në lidhje me administrimin e kësaj situate, ministri ka kërkuar krijimin e një komisioni COVID-19 për haxhinjtë./abcnews.al