Vaksinë ruse dhe kineze në Shqipëri? Ahmetaj: Po negociojmë me të gjithë globin

schedule20:26 - 16 Mars, 2021

schedule 20:26 - 16 Mars, 2021

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj mbrëmjen e sotme ka qenë i ftuar në Radarin Informativ në ABC, ku ka folur rreth situatës me pandeminë në vendin tonë.

Ahmetaj është ndalur tek vaksinat ku është pyetur lidhur me vaksinën kineze dhe atë ruse. Ministri është shprehur se Shqipëria po mundohet që të sigurojë çdo vaksinë efikase.

Ahmetaj: Ne kemi arritur të kemi kontratë më Pfizer. Ku kanë ardhur 38 mijë AstraZeneca. Po vazhdojnë mësuesit. Unë jam më i madh në moshë dhe ne kemi marrë vaksinë shqiptare. Ne jemi duke negociuar me të gjithë globin për vaksina.

Ne do mundohemi ti marrim të gjitha llojet e vaksinave efektive. Të shpëtojmë jetë njerëzish” tha ai.