Qeveria do të ndryshojë marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin me vaksina anti Covid nga kompania Pfizer. Akti normativ që synon lehtësimin e procedurave për alokimin e dozave ka mbërritur në komisionet parlamentare.
hqipëria në marrëveshjen fillestare me kompaninë Pfizer sipas relacionit angazhohet të marrë vaksinën direkt nga kompania, përmes aleancës Covax ose nga palë të treta, me dhurim apo rishitje, vetëm nëse ka marrë pëlqimin paraprak me shkrim të Pfizer.
Ndryshimi parashikon që për marrjen e dozave të tjera kompania prodhuese vetëm të njoftohet. Për shkak të këtij kushti vaksinat e siguruara përmes Aleancë Covax erdhën në vendin tonë më vonë nga sa pritej.
Ndërkohë ndryshimet parashikohen në një kohë kur Komisioni Europian ka lidhur marrëveshje me kompaninë Pfizer për prodhimin dhe furnizimin me doza anti Covid të Bashkimit Europian. Mundësi kjo që i krijohet shteteve anëtare për ti rishitur ose dhuruar vaksinat kundrejt palëve të treta./ Abcnews.al