“Vaksinat për kancerin dhe sëmundjet e zemrës do të jenë të disponueshme deri në vitin 2030”

schedule08:24 - 8 Prill, 2023

schedule 08:24 - 8 Prill, 2023

Vaksinat kundër kancerit dhe sëmundjeve të zemrës mund të jenë gati deri në fund të dekadës, sipas shefit ekzekutiv të Moderna, Paul Burton. Burton tha se deri në vitin 2030 do të ketë vaksina për të gjitha llojet e sëmundjeve të pashërueshme, duke shpëtuar qindra mijëra, nëse jo miliona jetë.

Firma, e cila krijoi një vaksinë kryesore kundër koronavirusit, po zhvillon vaksina kundër kancerit që synojnë lloje të ndryshme të tumorit.

Sëmundjet e zemrës dhe kanceri janë “vrasësit” më të mëdhenj në SHBA, pas 1.3 milion viktimave në vit ose më shumë se një në tre nga të gjitha viktimave e regjistruara.

‘Ne do ta kemi atë vaksinë dhe do të jetë shumë efektive dhe do të shpëtojë qindra mijëra, nëse jo miliona, jetë. Unë mendoj se ne do të jemi në gjendje të ofrojmë vaksina të personalizuara kundër kancerit kundër llojeve të shumta të ndryshme të tumorit për njerëzit në mbarë botën”, shtoi ai.

“Ne kemi studime në fusha tw ndyshme dhe të gjitha ato kanë treguar premtime të jashtëzakonshme”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!