Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vaksinat për hepatitin B/ SHBA heq rekomandimin, ekspertët: Do shtohen sëmundjet

schedule19:11 - 5 Dhjetor, 2025

schedule 19:11 - 5 Dhjetor, 2025

Komiteti Keshillues për Praktikat e Imunizimit në Departamentin Amerikan të Shëndetësisë i dha fund këte të premte rekomandimit për të vaksinuar foshnjat e porsalindura kundër virusit të Hepatitit B menjëherë pas Lindjes.

Paneli i Këshilltarëve voti me 8 vota pro dhe 3 kundër për të mbështetur vendimmarrjen e bazuar tek cdo individ duke thënë se duhet të jenë prindërit ata që do të vendosin nëse duan që të porsalindur të vaksinohen menjëherë.

Në muajin qershor Sekretari Amerikan I Shëndetësisë Robert F Kennedy Junior, shkarkoi të Gjithë Anëtaret e Komiteti Keshillues për Praktikat e Imunizimit duke I zëvendësuar ato me ekspertë që janë kundër vaksinave. Në Shtetet e Bashkuara të porsalindurit janë vaksinuar menjëherë me vaksinën kundër Hepatiti B që nga vitit 1991 dhe që ateherë sipas ekspertëve vaksinat kanë parandaluar rreth 90 mijë vdekje.

Udhezimi I ri sugjeron gjithashtu që foshnjat që duan të marrin një doze të kësaj vaksine nuk duhet ta marrin menjëherë pas lindjes por dy muaj pas saj. Komiteti Keshillues për Praktikat e Imunizimit në Departamentin Amerikan të Shëndetësisë megjithatë theksoi në rekomandimin e kësaj të premteje se foshnjat të cilat kanë lindur nga nëna të prekura nga Hepatiti B, duhet ta marrin vaksinën menjëherë pas lindjes.

Ekspertët e Shëndetit Publik në Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësime se Sugjerimet më të fundit do të ngrenë shqetësime të pabaza për sigurinë e vaksinave , duke inkurajuar disa njerëz që të mos e marrin vaksinën. Për pasojë dicka e tillë do të sillte shtim të sëmundjeve dhe viruseve.

Hepatiti B është një infeksion i mëlçisë që përhapet nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë me lëngjet trupore dhe mund të çojë në probleme të rrezikshme shëndetësore duke përfshirë Kancer, apo edhe dështim të mëlicisë.

Gratë shtatzëna që kanë hepatit B gjithashtu mund ta transmetojnë virusin tek të porsalindurit gjatë lindjes, gjë që mund të çojë në infeksione kronike që mund të dëmtojnë mëlçinë. Personat e infektuar me Hepatit B  nuk kanë gjithmonë simptoma, që do të thotë se mund të mos jenë të vetëdijshëm se e mbajnë virusin dhe mund ta përhapin atë ndërsa kujdesen për fëmijët dhe foshnjat.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!