Vaksinat anti Covid “rrëmbejnë” Nobelin për mjekësi këtë vit, Katalin Kariko dhe Drew Weissman fituesit e çmimit

schedule12:08 - 2 Tetor, 2023

schedule 12:08 - 2 Tetor, 2023

Çmimi Nobel i këtij viti për Mjekësinë i është dhënë Katalin Kariko dhe Drew Weissman, shkencëtarëve që kanë zbuluar teknologjinë mRNA për vaksinat kundër koronavirusit.

Vitin e kaluar Çmimi Nobel iu dha shkencëtarit suedez Svante Paabo “për zbulimet e tij në lidhje me gjenomin e homininëve të zhdukur dhe evolucionin njerëzor”.

Falë kërkimit të tij novator, ne tani kemi një sekuencë gjenomi të të afërmve tanë më të afërt, neandertalët.

Fituesit për Fizikë do të shpallen më 3 tetor, më pas të kimisë më 4 tetor. Fituesit e Çmimit të Letërsisë, Paqes dhe Shkencave Ekonomike do të shpallen përkatësisht më 5 tetor, 6 Tetor dhe 9 Tetor.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!